Flash

Osmani dhe Vuçiç përballen në OKB, mbahet sot seanca në Këshillin e Sigurimit për Kosovën

Lapsi.al 22 April 2024
Osmani dhe Vuçiç përballen në OKB, mbahet sot seanca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të përballen sot në Këshillin e Sigurimit në OKB. Seanca e radhës do të mbahet  në orën 16:00 sipas vendit tonë, ndërsa me orën e New York përkon në 10:00.

Kjo përballje e Osmanit dhe Vuçiç vjen një ditë pasi në veri të Kosovës dështoi referendumi për shkarkimin e 4 kryetarëve, për shkak të bojkotit masiv të serbëve. Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe çështjet për të cilat pritet të flasë Osmani.

“Në seancën e KS të OKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu bëhet e ditur se përgjatë qëndrimit në New York, Osmani pritet të takohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI