Flash

Skandal në Spanjë, Raul Blanco pickohet në shpinë dhe qafë nga tifozët: "Episod që minon principet e futbollit"

Lapsi.al 22 April 2024
Skandal në Spanjë, Raul Blanco pickohet në shpinë dhe
Ajo që ndodhi në ndeshjen mes Gimnastic de Tarragona dhe Celta Fortuna, e vlefshme për ndeshjen e 33 të Primera Federacion (divizioni i tretë spanjoll), ishte sensacionale. Në fund të ndeshjes Raul Blanco Juncal, mesfushori i skuadrës vizitore, është bezdisur nga disa tifozë vendas.

NGJARJA

Në minutën e 80' të takimit, me rezultatin 1-0 (rezultati final) për vendasit, 23 vjeçari në fakt u vu në shënjestër të një grupi tifozësh të Gimnastic. Ata, pasi e provokuan verbalisht, vazhduan dhe filluan ta ngacmojnë edhe fizikisht, duke e pickuar në shpinë dhe në zverk. Lexo më tej: Barcelona ndihet e vjedhur në El Classico: Yamal u ndal nga Lunin, gol fantazëm në Real-Barcellona

RAUL BLANCO: "EPISOD I MUNGESËS SË RESPEKTIT"

“Dua të shpreh shqetësimin tim për atë që ndodhi në Nou Estadi Costa Daurada”, thuhet në postimin e publikuar nga Raul Blanco Juncal në Instagram. "Gjatë ndeshjes u bëra objekt i një akti mosrespektues nga disa shikues. Si sportist, kam përgjegjësinë të përfaqësoj jo vetëm klubin tim, por të gjithë ata që e duan këtë sport. Një sjellje e tillë cënon parimet bazë mbi të cilat ngrihet themeli i futbollit dhe nuk mund të injorohet. I bëj thirrje ndërgjegjes së të gjithë tifozëve që të reflektojnë mbi rëndësinë e ruajtjes së një klime civile në stadiume”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Raul Blanco Juncal (@raulblanco_10)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI