Flash

Steven Zhang heq presionin nga Inter: "Faleminderit për sezonin, shijojeni derbin"

Lapsi.al 22 April 2024
Steven Zhang heq presionin nga Inter: "Faleminderit për sezonin,
Fillimisht mesazhi për botën e jashtme, për të ripërsëritur angazhimin e tij ndaj Inter dhe për të sqaruar çdo dyshim - veçanërisht ato të tifozëve kundërshtarë - për të ardhmen e tij si president i zikaltërve. Më pas një mesazh tjetër, padyshim më intim, sepse i drejtohej skuadrës. Pasdite, Steven Zhang bëri një lidhje-video me Pinetinën dhe foli fjalë të rëndësishme, duke mbajtur një fjalim për skuadrën, në funksion të derbit me Milan që mund t'i vlejë kampionatin e njëzetë: “Nuk ka nevojë tju motivoj para një derbi. Vetëm dua tju them faleminderit për atë që keni bërë deri më tani. Luani për të shijuar ndeshjen, sepse nëse nuk ndodh nesër, do të ndodhë së shpejti". Lexo më tej: Steven Zhang heq dorë nga supersticioziteti: vendos yllin e dytë të Inter Fjalët e Zhang të raportuara nga Gazzetta dello Sport vazhdojnë me elozhe për punën e skuadrës: "Keni bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe fitorja që do të vijë do të jetë e bukur. Për të gjithë dhe në veçanti për ata që nuk e kanë shijuar kurrë. Shpresoj të jetë vetëm e para nga një seri e gjatë fitoresh të rëndësishme. Suksese të gjithëve. Nëse do të ndodhë në derbi, mbani lart vlerat e Inter që janë sportiviteti e ndershmëria kunddrejt kundërshtarëve".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI