Flash

Tirana i sjell fat, pas leksionit në Shtëpinë e Futbollit vjen telefonata e Udinese: Fabio Cannavaro trajneri i ri

Lapsi.al 22 April 2024
Tirana i sjell fat, pas leksionit në Shtëpinë e Futbollit vjen

Udinese ndryshon trajnerin për t’i dhënë një shkundje skuadrën dhe renditjes pas humbjes së rëndë në Verona. Shkarkohet Gabriele Cioffi, zyrtarizohet Fabio Cannavaro. Për ish-trajnerin e Benevento do të jetë eksperienca e parë në një pankinë të Serie A. Ish-mbrojtësi do të thirret për të ringjallur një skuadër që në katër ndeshjet e fundit ka pësuar tre humbje dhe një barazim dhe është në 28 pikë, po aq sa Frosinone në zonën e rënies. Në stafin e Cannavaro, i cili nënshkroi deri në qershor me opsion për sezonin e ardhshëm në rast shpëtimi, është vëllai i tij Paolo (zëvendës), Giampiero Pinzi, 350 ndeshje me Udinese dhe aktualisht në stafin teknik të bardhezinjve nga viti 2019 deri në 2022, dhe Francesco Troise. Debutimi do të vijë të enjten në orën 20:00 ndaj Romës, në rikuperimin e ndeshjes së ndërprerë nga sëmundja e Ndicka.

NGA TIRANA NË UDINE

Ka qenë me fat ardhja në Tiranë për Fabio Cannavaro, i thirrur për të mbajtur një leksion të hapur me trajnerët kandidatët për UEFA PRO në Shtëpinë e Futbollit. Menjëherë pas kthimit në Itali ka mbërritur telefonata e Udinese. Në orët e fundit, pronari Pozzo kishte kontaktuar edhe me ish-teknikun e kombëtares së Shqipërisë Edy Reja, por nuk gjeti marrëveshje me trajnerin 78-vjeçar, i cili nuk kishte dëshirë të rikthehej në Serie A. Për Udinesen Cannavaro do të jetë trajneri i tretë i sezonit, Cioffi në fakti kishte zëvendësuar Andrea Sottil në tetor.

Lexo më tej: Video/ "Më pëlqen kombëtarja e Shqipërisë": Fabio Cannavaro, leksion të hapur për kursantët e UEFA PRO

KARRIERA SI TRAJNER

Cannavaro, kampion bote i vitit 2006 dhe fitues i Topit të Artë, e kishte filluar karrierën si ndihmës trajner i Olaroiut te Al Ahli (Arabia Saudite) në 2013. Vitin që pasoi, me sugjerimin e Marcello Lippi, ai u punësua si trajneri i parë i Guangzhou Evergrande ( Kinë) por u shkarkua në vitin 2015. Në të njëjtin vit ai u transferua te Al Nassr (Arabia Saudite) por u shkarkua në shkurt. Në qershor erdhi përvoja e tij në Tianjin Quanjian (Kinë) ku arriti ngjitjen në divizionin e pare. Në 2017 dha dorëheqjen. Më pas rikthimi në Guangzhou Evergrande me të cilin fitoi Superkupën e Kinës në 2018 dhe kampionatin në 2019. Në shtator 2021 u ndërpre kontrata me klubin që kishte probleme ekonomike. Eksperienca e tij e parë në Itali ishte në Serie B, në shtator 2022, me Beneventon. Pas 16 pikëve në 17 ndeshje, megjithatë, më pas Cannavaro u shkarkua.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI