Flash

Video/ Inter kampion i Italisë për herë të 20, Acerbi e Thuram 'qepin' yllin e dytë: tre të përjashtuar në derbi

Lapsi.al 22 April 2024
Video/ Inter kampion i Italisë për herë të 20, Acerbi e

Inter është kampion i Italisë për herë të njëzetë në historinë e tij. Në San Siro, luftanija e teknikut Simone Inzaghi mposhti Milan 2-1 dhe matematikisht fitoi titullin e yllit të dytë me javë para kohe. Në Meazza në pjesën e parë Acerbi (18') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë në zhvillimet e një këndoreje. Më pas Lautaro dhe Thuram shpenzuan mundësitë për të dyfishuar dhe Sommer ndaloi Calabria. Në pjesën e dytë kuqezinjtë ngritën ritmin dhe reaguan, por Thuram (49') dyfishoi rezultatin në kundërsulm. Goli i Tomori (80') në fund nuk mjaftoi për të rihapur ndeshjen. Theo Hernandez, Dumfries dhe Calabria u përjashtuan në kohën shtesë.

DERBI I PAPRECEDENTË NË HISTORI

Ëndrra e ndaluar dhe makthi më i keq realizohen në të njëjtën mbrëmje. Si nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e gjatë futbollistike të Milanos (dhe të gjithë Serie A). Inter siguroi titullin kampion dhe yllin e dytë me një goditje të vetme dhe ka luksin ta bëjë atë në shtëpinë e kushërinjve të tyre. Derbi i paparë ndonjëherë i jep ngjyra zikaltër natës në Meazza dhe vuajtja përfundimtare, pasi Milan përgjysmoi deficitin, i dha suksesit një dimension edhe më të thellë. Është një titull kampion që vjen pesë javë më herët pas një udhëtimi pothuajse të panjollosur dhe që i dorëzoi trofeun e shtatë Zhang (para ekranit në Kinë) dhe të gjashtin për Simone Inzaghi.

Lexo më tej: Moratti zbulon fatin e trishtë të Zhang: "Është i detyruar të qendrojë në Kinë"

Nga ana tjetër, Cardinale ishte në San Siro dhe pa i palëvizur derbin e gjashtë radhazi të humbur nga Milani i tij. Një fantazmë që duket se nuk ka asnjë mënyrë për ta dëbuar. Klima milaneze në këtë orë përfaqëson në mënyrë të përsosur shpirtin e kuqezinjve: shi i rrëmbyeshëm dhe ftohtë. Sidomos për teknikun Pioli, edhe pse kjo nuk do të ishte më ndeshja që mund t'i ndryshonte fatin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI