Flash

Video/ Sulmuesi i Everton, Beto humb ndjenjat pas një përplasje në fushë: dridhet Goodison Park

Lapsi.al 22 April 2024
Video/ Sulmuesi i Everton, Beto humb ndjenjat pas një përplasje
Tifozët që kanë ndjekur ndeshjen e Premier League pasditen e djeshme, në Goddison Park, kanë përjetuar momente ankthi. Gjatë ndeshjes mes Everton dhe Nottingham Forest (2-0), Beto u rrëzua në fushë pas një përplasjeje në ajër me një kundërshtar. Në minutën e 67', me rezultatin 1-0, u verifikua një përplasje e ashpër gjatë një dueli ajror mes Beto dhe Gibbs-White. Ish-lojtari i Udinese e pësoi më keq, duke u rrëzuar përtokë pa ndjenja.

BETO QETËSON TIFOZËT

Që situata ishte delikate u kuptua menjëherë nga lojtarët e tjerë të Everton. Shokët e skuadrës kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e pankinës. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe duke i dhënë ndihmën e parë sulmuesit portugez, i cili doli jashtë fushës me barelë. Pikërisht aty u kuptua se Beto ishte kthyer i koshient. Ai ngriti krahun për të siguruar të pranishmit për gjendjen e tij, edhe pse me një maskë oksigjeni të vendosur. Më pas ai u transportua në spital, ku ish-lojtari i Udineses i është nënshtruar trajtimit të duhur deri sot, kur ka lënë spitalin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI