Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Vuçiç ankohet në OKB: Në vend që të sanksionohet, Kurti shpërblehet

Lapsi.al 22 April 2024
Vuçiç ankohet në OKB: Në vend që të

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka marrë pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën.

Nga atje ai ka deklaruar se para 11 vitesh është firmosur marrëveshja më e rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila sipas tij nuk është respektuar nga pala shqiptare, por vetëm nga ajo serbe.

Vuçiç nisi fjalimin e tij duke thënë se sot kanë kaluar mbi 11 vite nga marrëveshja e firmsur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve, teksa pretendoi se Kosova nuk ka përmbushur deyrimet e saj pasi Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është në horizont.

Ai tha se të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë vlerësuar argumentet e Serbisë, ndërsa shtoi se lëvizjet e Prishtinës zyrtare synojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Presidenti serb u ankua se “regjimi” i Albin Kurtit në vend që të sanksionohej është shpërblyer vazhdimisht nga ndërkombëtarët, ndërsa pretendoi se gjatë kësaj kohe ka pasur respresion të vazhdueshëm ndaj popullatës etnike serbe.

“Sot po flasim që t’iu kujtojmë se para 11 vitesh ka qenë marrëveshja më e rëndësishme e firmosur mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. 11 vite më vonë edhe pse serbët kanë përmbushur detyrimet, asociacioni nuk është në horizont. Për të gjithë serbët në Kosovë, këto 11 vite kanë qenë 11 vite me premtime të papërmbushura. Më lejoni t’ju kujtoj se kjo seancë urgjente është mbajtur me kërkesë të Republikës së Serbisë, që institucionet e përkohshme të të ashtuquajturit. Kosova e udhëhequr nga Albin Kurti shkaktoi tensione. Serbia i paraqiti Këshillit të Sigurimit të OKB-së gjithçka që ndodhi, dhunë ligjore, dhunë fizike dhe shënjestrim selektiv të serbëve në Kosovë. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së vlerësuan se argumentet dhe ankesat tona të dorëzuara ishin në përputhje me faktet. Lëvizjet e pushtetarëve të Prishtinës prekin të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht moshës dhe gjinisë, dhe të gjitha brenda agjendës shoviniste që synon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Në vend që të sanksionohej, regjimi i Kurtit shpërblehej vazhdimisht. Në të njëjtën kohë, ka pasur represion të vazhdueshëm, ka pasur 16 sulme, të shtëna, frikësim të numrit në rënie të të kthyerve. Heqja me dhunë nga policia e tabelave me emra në gjuhën serbe. Sulmet e vazhdueshme në kuadër të fushatës së persekutimit të serbëve u thelluan, persekutorët e serbëve konfiskuan sasi të mëdha të mjeteve mjekësore në Zubin Potok. UNMIK-ut i mungon saktësia për ngjarjet e kësaj periudhe – tha Vuçiç.

Të këshilluara

Dëbora lë pasoja në Dibër dhe në Bulqizë

Dëbora e rënë një ditë më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi në të gjithë Dibrën e Bulqizën. Në Qarkun Dibër me të prekura ishin bashkitë Dibër e Bulqizë, ku tra...

13:41

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI