Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Banorët në Durrës kërcënojnë me grevë urie

Lapsi.al 23 April 2024
Banorët në Durrës kërcënojnë me grevë urie

Për të dytën herë brenda një jave trokasin në derën e bashkisë për të marrë një përgjigje për nisjen e riforcimit të pallatit të tyre.

Një përfaqësi e 65 familjeve të pallatit nr.15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës organizoi protestën e radhës para bashkisë, pasi kërkojnë nisjen sa më parë të punimeve.

Të mbetur pa shtëpi prej tërmetit dhe pa bonus qiraje prej 1 viti, këto familje ndodhen në vështirësi të shumta ekonomike.

Disa prej tyre janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e strukturave shtetërore për t’i dhënë zgjidhje hallit të tyre.

Prej gati 5 vitesh, ata presin riforcimin e godinës me shkallë dëmi DS4. Sipas bashkisë, pallati nr.15 do të riforcohet me fondet e pushtetit vendor, por para nisjes së procedurave të tenderit, pritet marrja e aprovimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI