Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Toleroi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet polici në Lezhë

Lapsi.al 23 April 2024
Toleroi djalin e Tom Doshit pas aksidentit, pezullohet polici në Lezhë

Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria.

Mësohet se Sula lejoi djalin e Tom Doshit të largohej në një aksident, ku ishte fajtor. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, i cili ka nisur hetimet në lidhje me një aksident të ndodhur pak javë më parë në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku sipas burimeve është përfshirë në aksident djali i ish-deputetit Tom Doshi, James Doshi.

Teksa po lëvizte me makinë, ai ka përplasur një automjet ku lëviznin një çift bashkëshortësh. Çifti i bashkëshortëve s'janë lënduar, por nga hetimet ka rezultuar se djali i Doshit ka qenë fajtor. Megjithatë ai është favorizuar nga policia, e cila nuk ka kryer veprimet konform ligjit, duke e lejuar që të marrë automjetin dhe të largohet. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës është vënë në lëvizje, duke regjistruar procedim penal për "shpërdorim detyre".

Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, Prokuroria po heton edhe drejtuesit e Policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit.

Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do t'i kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

Të këshilluara

Fier, bllokohet në banesë një grua

Një e moshuar ka mbetur e bllokuar brenda banesës së saj ditën e sotme në Fier. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia, ndërkohë që ka qenë vetë e moshu...

16:30

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI