Flash

Familja e Matty Healy reagon ndaj këngëve të Swift për romancën e tyre

Lapsi.al 23 April 2024
Familja e Matty Healy reagon ndaj këngëve të Swift për

Thashethemet po qarkullojnë rreth albumit më të ri të Taylor Swift, "The Tortured Poets Department", me fansat që spekulojnë se disa këngë janë për nga marrëdhënien e saj e shkurtër me Matty Healy, frontmeni i The 1975.

Anëtarët e familjes së Healyt u janë përgjigjur teorive të  fansave, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të reagimeve private që rrethuan publikimin e albumit.

Debbie Dedes, halla e Matty Healy, ndau mendimet e saj me The Daily Mail. "Ai nuk po befasohet nga kënga. Ai dhe ajo e dinë se çfarë ka ndodhur", ka thënë Dedes. Ajo komentoi më tej prirjen e njohur të Swift për të marrë frymëzim nga jeta e saj personale për muzikën e saj. "Ajo shkruan për të gjitha marrëdhëniet e saj, apo jo? Nuk mendoj se do të jetë aspak një tronditje për të. Ai është shumë i lumtur në lidhjen e tij të re, kështu që jam e sigurt se do të fokusohet në këtë," shtoi halla.

Këngët si "The Tortured Poets Department", "Guilty as Sin?" dhe "The Smallest Man Who Ever Lived " janë gjithashtu këngë që fansat  besojnë se flasin për raportin meHealy. Tekstet veçanërisht prekëse nga "The Smallest Man Who Ever Lived " duket se i referohen momenteve personale dhe sfidave brenda marrëdhënies së tyre: "Was any of it true? / Gazing at me starry-eyed / In your Jehovah's Witness suit / Who the f--- was that guy?," këndon Swift.

Healy, i njohur për kostumin e tij të zi u takua shkurtimisht me Taylor nga maji deri në qershor 2023. Marrëdhënia tërhoqi shqyrtime dhe reagimepas komenteve të diskutueshme të Matty për tema të ndryshme, të cilat u rishfaqën gjatë kohës së tyre së bashku.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI