Flash

Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca ka shkelur 4 herë ligjet me bojkotimet

Lapsi.al 23 April 2024
Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca ka shkelur 4

Ka nisur pak minuta më herët seanca e radhës e Komisionit hetimor për Shëndetësinë. Gjatë fjalës së saj, ryetarja e komisionin Albana Vokshi, tha se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, ku shtoi se parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

“1/3 e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren. Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet. Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”, tha ajo.

Në përgjigje, nënkryetari Plarent Ndreca tha se mazhoranca jo vetëm që nuk e ka bojkotuar këtë komision, por sipas tij kanë punuar për një Plan Hetimor të detajuar.

"Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme. Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera", deklaroi Ndreca.

Në seancën e sotme, opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI