Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Në Bujanoc s'e kanë marrë vesh hajdutërinë, Veliajt i jepet titulli "Qytetar Nderi"

Lapsi.al 23 April 2024
Në Bujanoc s'e kanë marrë vesh hajdutërinë,

Ndërsa në Tiranë mbahen protesta për shkarkimin e tij pas skandalit me kompaninë "5D", në Bujanoc, Erion Veliajn i zyrtarizojnë me titullin “Qytetar Nderi”. Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.

Me 24 vota pro, këshilltarët kanë dhënë pëlqimin për nderimin e kryebashkiakut Veliaj në shenjë falënderimi për mbështetjen në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të shqiptarëve në këtë zonë.

Më herët, Veliaj është shpallur “Qytetar Nderi” edhe nga Kuvendi Komunal i Preshevës. Krahas shkollës “Naim Frashëri” në Bujanoc, Bashkia e Tiranës ka kontribuar edhe për financimin e përmirësimit të kushteve infrastrukturore në shkollën “Dituria” në Komunën e Preshevës.

Në vitin 2021, Këshilli Bashkiak i Tiranës ofroi ndihmë financiare për Komunën e Preshevës me qëllim lehtësimin e pasojave të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet masive.

Sido që të jetë, tituj të tilla që në shumicën e rasteve janë qoka të ndërsjellta, nuk e shpëlajnë dot imazhin e Erion Veliajt si kupola një çete hajdutësh në Bashkinë Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI