Flash

Në testamentin e ish-lojtarit të Anglisë, Francis, ka një surprizë për fëmijët: asgjë për ta nga 2 milionë euro pasuri

Lapsi.al 23 April 2024
Në testamentin e ish-lojtarit të Anglisë, Francis, ka një

Trevor Francis ishte një sulmues i madh i viteve '70, '80 dhe '90, me dy Kupa të Kampionëve të fituara me fanellën e Nottingham Forrest. Nuk mungojnë edhe trofetë e tjerë në kabinetin e tij, ndër të cilat spikat Kupa e Italisë e fituar në '84/'85 me Sampdorian.

Në moshën 69-vjeçare, korrikun e kaluar, ish-lojtari i kombëtares angleze ndërroi jetë nga një atak në zemër në Marbella të Spanjës. E tani, ditët e fundit, tabloidi britanik The Sun ka zbuluar përmbajtjen e testamentit të tij. Brenda, një surprizë e hidhur për trashëgimtarët e tij natyralë, dy djemtë e tij...

TESTAMENTI I FRANCIS LË FËMIJËT PA GJË

Francis la një trashëgimi prej mbi dy milionë euro mes parave, sende të çmuara dhe pasuri, por as një cent nga e gjithë kjo nuk do të shkojë për dy djemtë e tij, James dhe Mattheë. Marrëdhënia mes tyre ishte praktikisht zero dhe ish-sulmuesi e ka shkruar qartë në testamentin e tij të hartuar në vitin 2019: “Dëshiroj të sqaroj në këtë testament se nuk i kam përfshirë fëmijët e mi si përfitues për faktin se u larguam për shkak të mosmarrëveshjeve familjare në muajt e fundit. Asnjë nga fëmijët e mi nuk është i varur financiarisht nga unë".

Pasuria e Francis do t'i shkojë vëllait të tij Ian dhe motrës Carolyn: pasuria e tij në Mbretërinë e Bashkuar do të ndahet në mënyrë të barabartë, ndërsa pasuria e tij në Spanjë do të ndahet veçmas. Ish-lojtari i Sampdorias (dhe gjithashtu Atalanta, për një sezon), kishte humbur gruan e tij në 2021 nga kanceri i gjirit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI