Flash

Parada me autobusin e hapur: Inter-Torino spostohet të dielën në orën 12,30

Lapsi.al 23 April 2024
Parada me autobusin e hapur: Inter-Torino spostohet të dielën në

Pasi u vendos që parada e autobusit të hapur të shtyhej për në fundjavë, për shkak të motit të keq, Inter kërkoi nga Lega Calcio që ndeshjen kundër Torinos ta zhvillojnë të dielën në orën 12:30, sipas kalendarit dhe propozimi u pranua. Ideja e klubit është që në fund të ndeshjes të mund të parakalojë nëpër rrugët e qytetit me autobusin e hapur, për të festuar me të gjithë tifozët e pranishëm.

Detajet e plota të itinerarit të autobusit janë ende për t'u përcaktuar, por në çdo rast duhet të fillojë nga stadiumi për të arritur në Piazza Duomo. Nga aty lojtarët pritet të përshëndesin tifozët nga Terrace 21, ku është planifikuar edhe një festë me DJ.

Përmbyllja e festimeve do të jetë me rastin e ndeshjes së fundit të Inter në shtëpi, ndaj Lacios, kur do të bëhet prezantimi i trofeut të kampionatit. Ndeshja është caktuar për fundjavën e 19 majit, por Lega Serie A ende nuk e ka shpallur zyrtarisht ditën dhe datën e ndeshjes. Në fund të ndeshjes, lojtarët do të parakalojnë në lëndinën e San Siros për të arritur në skenë, e cila do të vendoset në mesin e fushës dhe do të marrin trofeun e kampionit.

Lexo më tej: Video/ Spektakël për titullin e Inter: balonë zikaltër me dy yje mbi qiellin e Milanos

Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve do të ketë një koncert madhështor, që do të vihet në skenë gjithnjë në San Siro. Në skenë do të ngjiten shumë tifozë VIP, si Ligabue, Max Pezzali, Andrea Bocelli e shumë të tjerë. Pas koncertit lojtarët pritet të vazhdojnë festimet në një event në Castello Sforzesco.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI