Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Pērdhunìmì i 11-vjeçares në Kosovë, 62 vite burg për gjashtë të akuzuarit

Lapsi.al 23 April 2024
Pērdhunìmì i 11-vjeçares në Kosovë, 62 vite burg

Gjashtë të akuzuar për përdhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë verën e vitit 2022, janë dënuar sot me 62 vjet burgim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Sipas verdiktit të Gjykatës, i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë vitesh, secili veç e veç.

Ndërsa, i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi’, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit’.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares kishte tronditur opinionin kur u bë publik në muajin gusht të vitit 2022. Atë kohë fillimisht u raportua për pesë persona të dyshuar për dhunim të fëmijës. Më pas u zbulua se 11-vjeçarja ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI