Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Rrethimi" për ngacmime seksuale, pezullohet pedagogu në Prishtinë

Lapsi.al 23 April 2024
"Rrethimi" për ngacmime seksuale, pezullohet pedagogu në

Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Siç raporton sot Koha.net, Këshilli ka nxjerrë vendim përmes së cilit rekomandon pezullimin e profesorit të dyshuar për ngacmim seksual.

Rekomandimi i Këshillit të Etikës do t’i shkojë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i cili pritet të vendosë për përfundimisht rreth këtij propozimi. Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Klikoni këtu për të parë rrethimin që i bënë studentet Krasniqit në Universitet 

Krasniqi, i cili është profesor i matematikës në Fakultetin e Edukimit, ka dëshmuar të hënën para Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës. Profesori i ka hedhur kategorikisht poshtë akuzat për ngacmim seksual të mbi 25 studenteve.

Ai ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin. Ai ka thënë se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI