Flash

Të dënuar për trafik droge, vjedhje e përndjekje, arrestohen 3 persona

Lapsi.al 23 April 2024
Të dënuar për trafik droge, vjedhje e përndjekje, arrestohen

Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” ka arrestuar 3 persona, që ishin dënuar nga gjykata.

Në pranga ra një shtetas i dënuar për trafik droge, një tjetër i dënuar vjedhje dhe një shtetas, dënuar për veprën penale të përndjekjes.

Tiranë:

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

– U ndalua shtetasi G. A., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– U kap shtetasi në kërkim N. P., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Përndjekja”;

– U ndalua shtetasi në kërkim F. D., 32 vjeç, banues në Bathore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

– U ndalua shtetasja N. N., 53 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulsive telefonike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI