Flash

Vlahovic snobon PSG: "Dua të fitoj me Juventus, pastaj të shohim"

Lapsi.al 23 April 2024
Vlahovic snobon PSG: "Dua të fitoj me Juventus, pastaj të

“Unë te PSG? Dëgjova disa zëra merkatoje, nuk dija asgjë për të dhe nuk u interesova. Mendoja mbi të gjitha që të përgatitesha sa më mirë për sezonin. Kam ende dy vite kontratë me Juventus dhe ndihem mirë. Do të doja të fitoja diçka të rëndësishme këtu, pastaj të shohim, do të flasim për të më vonë”. Dusan Vlahovic hedh poshtë hipotezën e një të ardhmeje në Francë gjatë një interviste ekskluzive me gazetën L'Equipe. Serbi përcakton qartë edhe synimet për të ardhmen: "Do të doja të bëhesha një lojtar që të gjithë ta mbajnë mend. Topi i Artë? Është një ëndërr dhe një objektiv".

Keqardhja për titullin: "Kualifikimi për Champions League dhe Kupa e Italisë? Do të ishte mirë, natyrisht, nëse do të kishim sukses në të dyja, por nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur. Ky është mentaliteti i këtij klubi dhe një kërkesë e historisë së tij. Ne kishim mundësinë për të luftuar për titullin, në një moment nuk ishim larg. Por të jesh në luftë në shkurt nuk do të thotë asgjë e nuk ka rëndësi. Në fund të majit shihet se kush është aty. Keqardhjet janë të pashmangshme, por kemi ende shumë për të luajtur", tha Vlahovic.

Sezoni më i mirë bardh e zi: "Sezoni i kaluar shkoi kështu sepse nuk u ndjeva mirë fizikisht. Vuajta shumë. Këtë vit ndihem mirë, kjo është e vetmja gjë që ka ndryshuar. Për pjesën tjetër bëj gjithçka njësoj, unë punoj shumë, përqendrohem te rikuperimi. Në këtë sezon shënova 16 gola (17 duke përfshirë Kupën, red.) por mund të kisha bërë shumë më tepër. Unë gjithmonë dua të bëhem një lojtar që njerëzit do ta mbajnë mend dhe për të bërë një karrierë të vogël e për të fituar para nuk më intereson".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI