Flash

Ylli i dytë i Inter: vijnë komplimentat e Juventus e thumbi i ish-presidentit Andrea Agnelli

Lapsi.al 23 April 2024
Ylli i dytë i Inter: vijnë komplimentat e Juventus e thumbi i
“Urime Inter për fitimin e titullit kampin”. Përmes profilit të tij në X, Juventus ka bërë komplimentat e tij për Inter për fitimin e titullit të kampionit të Italisë. Rivalët e përjetshëm kanë fituar titullin e 20 në histori, që vlen yllin e dytë mbi fanellë. Inter ka mposhtur 2-1 Milan në derbi, duke siguruar matematikisht kampionatin, në një sezon në të cilin ishte pak të thuash dominoi. Kortezinë e bardhezinjve nuk e kanë patur të gjithë e aq më pak ish-presidenti i Juventus Andrea Agnelli. "XVI.V.MCMLXXXII. Deri në fund", ishte komenti i ish-numrit 1 bardhezi, që ka dashur të nënvizojë datën e yllit të dytë të fituar nga torinezët, që e qepën titullin e 20 kampion në 16 maj 1982. Një kujtesë, se arritjen e zikaltërve mbrëmjen e djeshme, Juventus e ka përjetuar 42 vjet më parë. Lexo më tej: Doli i treti e fitoi titullin, por Moratti thumbon Juventus: "Pa Calciopoli do ishim 25 tituj" Komplimente për titullin kampion të Inzaghi e të tjerëve ka ardhur edhe nga Napoli, i cili zyrtarisht heq titullin nga gjoksi. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino feston fitoren e titullit zikaltër gjithashtu me një postim në Instagram: "Shiko qiellin. Ti je kampion i Italisë", "Dy yje. Duaje".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI