Flash

Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim pronari

Lapsi.al 23 April 2024
Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të

Zbulohet një “shtëpi bari” në Malësi të Madhe. Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, ndërkohë që ka shpallur në kërkim pronarin e banesës dykatëshe, ku kultivohej kanabisi. Po ashtu janë procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së për “Shpërdorim detyre”.

Gjatë kontrollit u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “LED”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Kishin përshtatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, vihet në pranga një 23-vjeçar, shpallet në kërkim pronari i banesës. Procedohen penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Sekuestrohen 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, në ambientet e përshtatura me llamba, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, bazuar dhe në inteligjencën policore, për përshtatjen e një ambienti, për kultivimin e bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “LED”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë dykatëshe në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. Gj., 23 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin F. M., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjithashtu kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 35 vjeç, A. H., 51 vjeç, P. Z., 54 vjeç, P. S., 61 vjeç dhe S. H., 55 vjeç, të gjithë punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI