Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Del nga burgu me idetë e qarta: Do merrem me inceneratorët si kryeministri! (VIDEO)

Lapsi.al 24 April 2024
Del nga burgu me idetë e qarta: Do merrem me inceneratorët si

Një prej të burgosurve që sot ka lënë qelitë e burgut të Drenovës duke përfituar nga amnistia penale, ka dalë me idetë e qarta se çfarë do të bëjë me jetën e tij tani e tutje. Kur është ndalur para gazetarëve që raportonin në derën e burgut dhe kur është pyetur se çfarë do të bëjë tani që përfitoi lirinë, ai ka lëshuar batutën "Do merrem me inceneratorët... si kryeministri" duke provokuar të qeshura tek të gjithë grupi i gazetarëve dhe familjarëve që ishin përreth.

Mësohet se personi në fjalë ka qenë i dënuar për kanabis, që po rezulton rruga e gabuar për të bërë para.

Në vend se të merret me drogë, zotëria ka kuptuar se del me fitim duke u marrë me inceneratorët dhe si shembull ka zgjedhur modelin më të suksesshëm: kryeministrin.

Video më poshtë:

[video width="768" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/04/Me-inceneratoret-si-kryeministri.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI