Flash

"Kur nuk na plasi zemra sot": Devolli në ekstazë premton "luftë" në finale, Fagu i pangushëllueshëm

Lapsi.al 24 April 2024
"Kur nuk na plasi zemra sot": Devolli në ekstazë premton

“Kur nuk na plasi zemra sot, nuk na plas më. Jam i lumtur për djemtë se e di që kanë vuajtur gjithë vitin. Jam i lumtur për klubin, për veten, se më në fund erdhi dita. Kam vuajtur shumë unë e familja ime për të ardhur kjo ditë. Por me punë arrihet gjithçka". Bledar Devolli është një lumë i fryrë dhe pas arritjes së finales së Kupës me një skuadër që ra nga kategoria, heq disa guralecë nga këpucët. "Kemi punuar me shumë seriozitet, entuziazëm. Gjëja kryesore që kemi futur në ekip është pozitiviteti. Kemi më shumë harmoni me njëri-tjetrin. Pa punën, disiplinën e harmoninë nuk shkon asgjëkund. I kemi bërë bashkë dhe ja ku janë frytet e punës”.

Lexo më tej: Video/ E bujshme, Kukësi i rënë nga kategoria në finale të Kupës: eliminohet Tirana

Devolli pastaj theksoi se nuk është kryer ende puna. Kukësi ka një objektiv të madh... finalen: "Një ndeshje teke është, do japim jetën në fushë. Nuk kam frikë me këto djem, e keni parë në këtë periudhë. Edhe sot dhanë shpirtin. Nuk më intereson kush është në finale", përfundoi Devolli, që në fund premtoi edhe se skuadra e tij do respektojë veten dhe kampionatin deri në fund, pavarësisht rënies matematike.

FAGU: "NA MBYTI PRESIONI I REZULTATIT"

“Jam i zhgënjyer për eliminimin se krijuam volum loje. Kishim gjithë kohës topin. Kukësi u mbrojt mirë, nuk arritëm të shënonim golin e dytë që mund të na lironte më shumë. Tani të shohim përpara se kemi kampionatin tashmë". Erbim Fagu nuk ka shumë për të thënë në një ndeshje në të cilën i provoi të gjitha, edhe 5 sulmuesit. Tekniku i Tiranës provoi eliminimin nga një skuadër e rënë nga kategoria, pavarësisht fitores 1-0 ndaj Kukësit. "Ne u munduam gjatë gjithë kohës të shënonim golin e dytë, por presioni i rezultatit na mbyti. Duhej të ishim më të qetë në momentet vendimtare kur ishim në zonë për të shënuar. Ky ishte ngërçi që nuk arritëm të shënonim edhe golin e dytë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI