Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Meta nga Fieri i hedh një "kunjë" Lulzim Bashës

Lapsi.al 24 April 2024
Meta nga Fieri i hedh një "kunjë" Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat, ku i hodhi një "kunjë" Lulzim Bashës.

Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.

"Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.

Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen." 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI