Flash

"Përfituam nga entuziazmi i tyre". Tetova thumbon Vllazninë, Osmani gjen fajtorin: "Gabim individual"

Lapsi.al 24 April 2024
"Përfituam nga entuziazmi i tyre". Tetova thumbon Vllazninë,

“Mendoj që është një kualifikim shumë i çmuar për ne për mënyrën se si ndodhi ndeshja. E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, dy dëmtimet në pjesën e parë na i prishën ekuilibrat e ndeshjes. Kartoni i kuq i Aleksit gjithashtu". Edlir Tetova merr frymë qetësisht pasi rrezikoi shumë në Loro Boriçi përballë Vllaznisë. Rrogozhinasit barazuar 1-1 me golin e kualifikues të Montenegros në kohën shtesë e me 10 lojtarë. "Sot kemi rrezikuar goxha. E mendoja të vështirë se luanin dy skuadra që tentonin të shkonin në finale por përfituam nga entuziasmi i Vllaznisë. Dëmtimet na nxorrën jashtë segmentit që bëjmë gjithmonë. Në pjesën e dytë morëm lojën përsipër, por pas kartonit të kuq u vështirësua loja".

Lexo më tej: Video/ E pabesueshme, Egnatia me 10 lojtarë eliminon Vllazninë në shtesë: në finale tani e pret Kukësi

Tetova, pavarësisht finales me Kukësin e rënë nga kategoria, nuk pret një ndeshje të lehtë: "Kontigjenti është për këtë kemi punuar, i kemi forcat për të dy trofetë. Tek objektivi i parë kemi arritur në finale, do ta tentojmë pse jo. Për tjetrin do të jemi dinjitozë deri në fund". Pastaj edhe një opinion për fundjavën e kampionatit, ku vendoset ndoshta shumë e përballë edhe njëherë do të jetë Vllaznia: "Ndeshje e vështirë në fundjavë, luan e para më të dytën, kjo e sotmja kaloi. Të dielën na pret Vllaznia”, përfundoi Tetova.

OSMANI: "E PËSUAM NGA NJË GABIM INDIVIDUAL"

“Po sigurisht që kishim shpresa te loja, sepse diferenca na premtonte që mund te kalonim. Te momenti më i sigurtë morëm golin prej një gabimi individual. Loja ishte shumë luftarake me shumë dyluftime. Tani duhet te fokusohemi te kampionati". Qatip Osmani mundohet të fokusohet te kampionati, ku në fundjavë do të ketë përballë sërisht Egnatian, si një mundësi për t'i marrë revanshin për eliminimin në Kupë. Vllaznia doli jashtë me një barazim 1-1 me golin e Montenegros të shënuar në shtesë, kur rrogozhinasit luanin me 10 lojtarë. "Me ndërrimet u munduam të fusnim lojtarë të shpejtë, lojtarë që janë të gjindshëm në 16 metrat e fundit, për të bërë golin sepse ishte rasti ideal ngaqë kundërshtari ishte me 10 lojtarë. Sidoqoftë e pësuam”, tha Osmani.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI