Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Arsyetimi i SPAK: Gazment Bardhi s’ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës

Lapsi.al 25 April 2024
Arsyetimi i SPAK: Gazment Bardhi s’ka bërë kallëzim ndaj

SPAK ka rrëzuar padinë e Olsi Ramës për Gazment Bardhit, pasi nuk ka pasur kallëzim, ndaj nuk mund të provohet vepra penale.

Nisur nga rrethanat e mungesës së kallëzimit të Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit, prokurori i SPAK, Elvin Gokaj ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e depozituar nga Olsi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar demokrat për “kallëzim të rremë”.

“Me shkresën nr.5383/1 datë 15.04.2024 (kthim përgjigje), zyra e regjistrit dhe statistikës në Prokurorinë e Posaccme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas verifikimeve të kryera, ka kthyer këtë përgjigje:

“Në regjistrin e njoftimit të veprave penale, informohet se nuk rezulton që të jetë regjisrtuar ndonjë kallëzim penal me kallëzues shtetasin Gazment Bardhi dhe të kallëzuar shtetasin Olsi Rama“, thuhet në arsyetimin e prokurorit të SPAK, Gokaj.

Prokurori i SPAK thekson më tej në argumentet e tij se:

“Për të përcaktuar anën subjektive, analizojmë veprimet e shtetasit Gazment Bardhi. Kështu, në plotësim të këtij elementi velrësohet se gjatë verifikimeve të akteve të kallëzimit penal nr. 68, nuk provohet që i kallëzuari Gazment Bardhi të ketë kryer faktin për të cilën është kallëzuar, pasi nuk ka depozituar kallëzim penal një prokurori apo në policinë gjyqësore për shtetasin Olsi Rama.

Në këto kushte, përderisa nuk provohet se i kallëzuari e ka kryer faktin që është kallëzuar, atëherë nuk provohet as faji, pasi nuk prpovohet si elementi intelektual ashtu dhe ai volutiv, që të ekzistojë faji si element thelbësor i përgjegjësisë penale.

Përsa më sipër, referuar akteve dhe verifikimeve të kryera, arrijmë në konkluzionin se nuk jemi përpara elementëve të veprës penale të “Kallëzimi i rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal””.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI