Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Bie çmimi i naftës dhe zbutet tregu i punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lapsi.al 25 April 2024
Bie çmimi i naftës dhe zbutet tregu i punës në Shtetet e

Çmimet e naftës shënuan rënie të mërkurën, ndërsa janë ulur shqetësimet për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe tregu amerikan i punës ka filluar të japë shenja ngadalësimi. Rezervat amerikane të naftës së papërpunuar ranë me 6.4 milionë fuçi.

Analistët e bankës Goldman Sachs parashikuan më herët se çmimi tavan i një fuçie nafte në tregun Brent mund të vërtitet në rreth 90 dollarë. Aktiviteti i biznesit në Shtetet e Bashkuara në prill shënoi nivelin më të ulët gjatë katër muajve të fundit.

Çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar ra në 88.2 dollarë në tregun Brent, i cili shihet si pikë referimi e çmimeve globale të naftës. Ndërsa një fuçi naftë u shit me 82.81 dollarë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara.

Rënia eliminoi disa nga fitimet e tregut Brent në fillim të javës, e nxitur nga rënia e vlerës së dollarit amerikan.

“Duket se tregu mendon se ka një zbutje të tensioneve në Lindjen e Mesme”, thotë Tim Snyder, ekonomist në “Matador Economics”.

Shtensionimi i perceptuar mes Iranit dhe Izraelit mund të shkaktoj rënien e çmimit me 5 deri 10 dollarë për fuçi gjatë muajve të ardhshëm, thonë analistët e bankës Goldman Sachs.

Agjencia amerikane për energjinë njoftoi se rezervat amerikane të naftës bruto ranë me 6.4 milionë fuçi në 453.6 milionë fuçi. Kjo rënie është rezultat i eksporteve shumë të larta të naftës së papërpunuar, tha analisti Giovanni Staunovo, me bankën shumëkombëshe UBS me qendër në Zvicër. Megjithatë, thotë ai, të dhënat paraprake të kësaj jave nga lundrimi i anijeve cisterna tregojnë për eksporte më të ulëta.

Muaji prill shënoi shkallën më të ulët të aktivitetit të biznesit në Shtetet e Bashkuara gjatë katër muajve të fundit. Korporata S&P (Standard & Poor) tha të martën se sektorët e manifakturës dhe shërbimeve kanë pësuar rënie këtë muaj. Banka qendrore amerikane pritet që fillojë uljen e normave të interesit këtë vit, manovër që mund të nxisë rritjen ekonomike dhe stimulonte shtimin e kërkesës për naftë.

Ndërkohë në Gjermani, një anketë e opinionit publik për biznesin tregon përmirësim të moralit, duke rritur shpresat se ekonomia më e madhe e Bashkimit Evropian mund të jetë duke u kthyer në drejtimin e duhur.

Edhe pse janë lehtësuar shqetësimet rreth tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, konflikti Izrael-Hamas vazhdon të ashpërsohet. Sipas burimeve të mërkurën, Izraeli po përgatitet të evakuohet nga Rafah përpara një sulmi të premtuar ndaj atij qyteti./VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI