Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dodik: Me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën varroset Bosnja dhe Hercegovina

Lapsi.al 25 April 2024
Dodik: Me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën varroset Bosnja

President i Republika Srpska Millorad Dodik ka deklaruar se nëse miratohet rezoluta për Srebrenicën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, definitivisht varroset Bosnja dhe Hercegovina, sepse varroset mundësia e pajtimit të dy popujve dhe ata që mbështesin miratimin e saj e bëjnë këtë për arsye spekulative.

“Kjo është hedhja e kripës në plagë. Boshnjakët myslimanë nuk do të marrin asgjë prej saj përveç gëzimit, dhe serbët do ta refuzojnë dhe nuk do të zbatojnë asgjë”, tha Dodik.

Dodik i pyetur se cilat vende përveç Rusisë do të votojnë kundër rezolutës për Srebrenicën, ai tha se beson që janë rreth 40 vende kundër.

“Unë nuk do të spekuloja, por me sa di, rreth 40 vende do të jenë kundër. Ky nuk është numër i vogël kur marrim parasysh se 70 prej tyre, ndoshta më shumë, do të abstenojnë. Atëherë kjo do të thotë se shumica e kërkuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nuk do të votojë pro. Nëse në total shumica e votave abstenohen dhe janë kundër rezolutës," shtoi Dodik.

Ai gjithashtu thotë se iniciativa për rezolutën për Srebrenicën është në përputhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me qëllim që të bëhet presion mbi popullin serb.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI