Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sherr në bashkinë e Pukës, përfshihet edhe kryebashkiaku

Lapsi.al 25 April 2024
Sherr në bashkinë e Pukës, përfshihet edhe kryebashkiaku

Një situatë e pazakontë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë në ambientet e Bashkisë së Pukës. Shkak kanë qenë debatet që janë ashpërsuar deri në përleshje fizike mes një qytetari, gjithashtu me detyrë shtetërore si dhe drejtorit të burimeve njerëzore në bashkinë e Pukës, Sokol Gjoni.

Në situatën e cila ka agravuar në përleshje fizike dhe grushte mes qytetarit dhe zyrtarit bashkiak mësohet se ka ndërhyrë kryebashkiaku Rrok Dodaj dhe sekretarja e këshillit bashkiak, Edona Hyseni.

Mësohet se komisariati i policisë së Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë për ngjarjen, kjo nga fakti se nuk ka një denoncim lidhur me dhunën.

Ndërkohë edhe bashkia e Pukës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ndodhur. Bashkia e Pukës ditët e fundit ka pasur përplasje të brendshme për shkak të punësimeve pa kriter në bashki, ku në dokumentin që disponojmë në Bashkinë e Pukës ka edhe të punësuar si fizioterapist apo specialiste për marrëdhëniet me BE.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI