Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

S'ka karrige për Veliajn, Rama i beson Gonxhes projektin e radhës në Tiranë

Lapsi.al 25 April 2024
S'ka karrige për Veliajn, Rama i beson Gonxhes projektin e radhës

Kur në Tiranë janë organizuar konkurse për projekte të reja, për shembull ngritja e një kulle, Erjon Veliaj ka pasur përherë vendin e tij në panel, si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Ai ka qëndruar vazhdimisht përkrah Ramës, herë si mikpritës i arkitektëve e herë si nikoqir i ceremonisë.

Por në konkursin që u organizua këtë paradite për projektin e një qendre të re multifunksionale panairesh dhe ekspozitash që pritet të ndërtohet së shpejti, Veliaj nuk është parë kurrkund. Për një projekt që do të marrë disa vite për t'u ndërtuar, Rama ka zgjedhur të ketë përkrah Blendi Gonxhen, ministrin e ri të inovacionit, që ka ndjekur gjatë gjithë kohës konceptet që prezantuan arkitektët për këtë projekt. Gonxhe është përfolur shpesh si kandidat pasardhës i Veliajt në bashki. Përzgjedhja e tij për të ndjekur konkursin e modeleve të Expo Albania parathotë se do të jetë ai që do të ndjekë nga afër dhe do të ketë përgjegjësinë për ecurinë e punimeve.

Ndërkohë Veliajt kohët e fundit nuk i ka mbetur shumë për të bërë, përveçse të inskenojë skeçe sikur ndihmon të sëmurët nëpër aeroporte. Ai është shmangur sot nga një projekt i rëndësishëm për kryeqytetin si Expo Albania; është lënë i vetëm nën sulmet e protestës së opozitës, dhe si të mos mjaftonin këto është nën presionin e hetimeve të SPAK që tashmë i ka arrestuar drejtorët dhe miqtë më të afërt.

Në një moment si ky, kur tensionet janë në rritje, shpërfillja që Rama i ka bërë Veliajt konfirmon edhe njëherë paranojat për një luftë të brendshme brenda mazhorancës që vjen një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI