Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Blinken: Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane

Lapsi.al 26 April 2024
Blinken: Kina po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thotë se SHBA ka parë prova të përpjekjeve kineze për të "ndikuar dhe ndërhyrë" në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, pavarësisht një angazhimi të mëparshëm nga udhëheqësi Xi Jinping për të mos e bërë këtë.

Blinken i bëri këto komente për CNN pas një udhëtimi 3-ditor në Kinë, ku diplomati i lartë amerikan kaloi orë të tëra duke u takuar me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë edhe Xi. Të dy vendet kanë hapur një sërë çështjesh të diskutueshme, nga kontrollet e teknologjisë amerikane deri te mbështetja e Pekinit për Moskën.

Blinken tha se ai përsëriti një mesazh që presidenti Joe Biden i dha Xi gjatë takimit të tyre në San Francisko nëntorin e kaluar për të mos ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA. Më pas, Xi ishte zotuar se Kina nuk do ta bënte këtë.

“Ne kemi parë, në përgjithësi, prova të përpjekjeve për të ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë, dhe ne duam të sigurohemi që kjo do të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur” - tha Blinken kur u pyet nëse Kina po shkelte angazhimin e Xi ndaj Biden.

"Çdo ndërhyrje nga Kina në zgjedhjet tona është diçka që ne po e shikojmë me shumë kujdes dhe është krejtësisht e papranueshme për ne, kështu që doja të sigurohesha që ata ta dëgjonin përsëri atë mesazh" - tha Blinken, duke shtuar se kishte shqetësime për Kinën edhe nga vende të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH kontrolle në Fushë Krujë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Fushë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotme disa pika kontrolli në disa prej akseve kryes...

19:49

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI