Flash

Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër tendencave për censurë nga qeveria e Melonit

Lapsi.al 26 April 2024
Gazetarët e RAI-t paralajmërojnë grevë kundër

Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, RAI për të protestuar kundër tentativave të kryeministres së ekstremit të djathtë Giorgia Meloni duan të hyjnë në grevë. Sindikata Asigrai ka bërë thirrje për një grevë 24 orëshe më 6 dhe 7 maj, pasi në bisedimet me drejtuesit e RAI-it nuk u arrit të shmangen rezervat.

Arsyeja kryesore për grevën është "kontrolli i rreptë i punës gazetareske" dhe "përpjekja për ta reduktuar RAI-n në një organ zëdhënës të qeverisë", komunikoi sindikata. Po ashtu kritikohet mungesa e personelit dhe kushtet jo të mira të kontratave të punës.

Një tjetër sindikatë, Unirai, deklaroi, se nuk do të marrë pjesë në grevë. Ajo e cilësoi grevën "politike". RAI duhet të kthehet në një media të raportimit "pluralist".

Dyshimet lidhur me pavarësinë e medias publike italiane, RAI po shtohen qëkurse ka ardhur në pushtet qeveria e Melonit në vitin 2022. Fundjavën e kaluar pati akuza, se RAI ndaloi publikimin e një shkrimi të një autori kritik ndaj Melonit. Ishte planifikuar që ky autor të mbante një fjalim në vigjilje të ditës së çlirimit. Italia kremton çdo vit më 25 prill si ditën e humbjes së fashizmit dhe nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.

Antonio Scurati është një shkrimtar i vlerësuar jo vetëm në Itali. 54 vjeçari ka marrë disa çmime. Ai trajton intensivisht temën e fashizmit. Për romanin e tij "M. djali i shekullit" mbi Benito Mussolinin ai është vlerësuar me çmimin më prestigjioz italin për letërsinë, Premio Strega.

Scurati u ftua nga RAI të mbante një fjalim për ditën e çlirimit nga fashizmi. Por pak pëpara emisionit atij ia anuluan ftesën duke mos e lejuar të mbajë fjalimin. Moderatorja e emisionit nuk donte ta pranonte një gjë të tillë dhe me vendosmëri lexoi drejtpërdrejt në transmetim përpara kameras fjalët e tij. Si Meloni edhe menaxhmenti i RAI-t i kanë hedhur poshtë akuzat për censurë. Menaxhmenti i RAI-t publikoi më pas fjalimin e shkrimtarit në rrjetet online./DW

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI