Flash

Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet (FOTO)

Lapsi.al 27 April 2024
Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, autoritetet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës.

Le Canton27.ch, shkruan se pas denoncimit në polici, autoritetet zvicerane kanë nisur hetimin në lidhje me rastin e vandalizimit. Komuniteti shqiptar në Gjenevë ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me rastin, ndërsa thonë se kjo nuk është hera e parë që dëmtohet busti i Skënderbeut.

Busti i heroit kombëtar të Shqipërisë është përuruar në Gjenevë më 1 nëntor te vitit 1997 nga veprimtarët e shquar Astrit Leka dhe Zaim Jashari. Ai u vendos në Zvicër në shenjë falënderimi dhe respekti ndaj komunitetit shqiptar në territorin helvetik, numri i të cilëve besohet se është mbi 300.000.

Në përurimin e bustit të Skënderbeut morën pjesë qindra persona, në mesin e tyre edhe shume veprimtarë të çështjes kombëtare nga komuniteti shqiptar dhe shumë personalitete nga Tirana dhe Prishtina si dhe autoritete kantonale dhe zvicerane.

Të këshilluara

Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dh...

10:32

Çfarë ndodh me motin sot

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të...

08:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI