Flash

Monika Kryemadhi: Kam vendosur të mos bëj më luftë! Prioriteti im janë fëmijët

Lapsi.al 27 April 2024
Monika Kryemadhi: Kam vendosur të mos bëj më luftë!

Monika Kryemadhi, ka folur për mediat pak para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë, ku u shpreh se ndjen keqardhje për largimin e saj nga sttukturat e PL-së, përmes statutit.

“Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika”, tha ajo.

Kryemadhi u shpreh se tashmë ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera.

“Mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era”, theksoi ajo.

Kryemadhi: Normal që ndjej keqardhje, se 30 vjet të jetës tënde politike të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzen se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo përftime, për mua familja është më e rëndësishme se politika.

Në politikë jam investuar që në forumin socialist shqiptar për të rinjtë, jam një nga akademitë më të vjetra për të rinjtë, por mendoj se ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë, Bora, Besi dhe Era.

Në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Pas 30 viteve Monika ka vendosur të mos bëj më luftë, por të shoh prioritete të tjera.

Të këshilluara

Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dh...

10:32

Çfarë ndodh me motin sot

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të...

08:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI