Flash

Pa fitore prej 543 ditësh, Tirana ka 6 derbi pa sukses: bardheblutë godasi më shumë, Partizani bën faulle

Lapsi.al 27 April 2024
Pa fitore prej 543 ditësh, Tirana ka 6 derbi pa sukses: bardheblutë

Derbi i ditës së diel, Tirana – Partizani, do të jetë shumë i rëndësishëm në mos vendimtar për të siguruar një vend në “Final Four”. Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm.

Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana kryeson këtë statistikë, me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21. Gjithashtu, bardheblutë kanë përqindjen më të lartë të guajtjeve në kuadrat, 38 % të tyre, ndërsa të kuqtë vijnë pas Tiranës me një saktësi prej 35 % të tentativave.

Forca e sulmit të Tiranës vihet re edhe në krosimet për ndeshje, pasi Tirana është e para në këtë renditje me më shumë se 15 krosime për ndeshje, ndërsa Partizani numëron 12.5 krosime për ndeshje.

ASPEKTI DIFENSIV

Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.

Lexo më tej: Përplaset Final 4: në derbi Tirana rrezikon të mbetet pa Europë, Vllaznia kërkon hakmarrje ndaj Egnatias

Një prej arsyeve të shifrave të mbrojtjes së Partizanit qëndron edhe tek numri i faulleve të shkaktuar për ndeshje: Partizani është skuadra e dytë me më shumë faulle të shkaktuar në kampionat, me 14,24 faulle për ndeshje, mbi një faull për ndeshje mesatarisht më shumë sesa Tirana. Sulmi i ashpër i Tiranës ndaj mbrojtjes agresive të Partizanit: kjo do të jetë rruga që do të marrë ky derbi, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI