Flash

Të dënuar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

Lapsi.al 27 April 2024
Të dënuar për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen tre persona

Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Mësohet se një 21, 41 dhe 32-vjeçar janë arrestuar pasi Gjykata e Tiranës ka dënuar secilin me burg për veprat penale vjedhja dhe mashtrimi.

Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Tiranës.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e disa shtetasve në kërkim, si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

- U ndalua shtetasi në kërkim R. L., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;

- U ndalua shtetasi në kërkim A. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Mashtrimi";

- U ndalua shtetasi në kërkim S. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vjedhja".

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

Protesta kundër Veliajt, tjetër i arrestuar

Një person është vënë në pranga pas protestës së djeshme të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës. “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dh...

10:32

Çfarë ndodh me motin sot

Dita e sotme do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të...

08:28

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI