Flash

Video/ Bayern mbron vendin e dytë, Kane përthyen Eintracht: poker i Leipzig ndaj Dortmund

Lapsi.al 27 April 2024
Video/ Bayern mbron vendin e dytë, Kane përthyen Eintracht: poker i

Ndeshja e madhe e javës së 31 të Bundesligës i buzëqesh Leipzig, i cili mposhti 4-1 Borussia Dortmund dhe e rrit epërsinë në +5 në luftën për vendin e katërt. Sancho zhbllokoi rezultatin, më pas Openda, Sesko, Simakan dhe Baumgartner nënshkruan suksesin sakson. Bayern Munich fitoi sërish falë dygolëshit të Kane, vendimtar në 2-1 ndaj Eintracht. Werder Bremen bën goditjen në zonën e mbijetesës (3-0 ndaj Augsburgut), ndërsa Wolfsburgu mposhti Freiburg me rezultat 2-1.

Lexo më tej: Kane, mallkimi vazhdon: e pëson edhe talismani Coman

BAYERN MUNICH-EINTRACHT FRANKFURT 2-1

I zakonshmi Harry Kane i dha epërsinë vendasve pas nëntë minutash, kur Laimer mori një top në mesfushë dhe pasoi për anglezin që shënoi golin e 1-0. Përgjigja e miqve u firmos në minutën e 23' nga Ekitiké, i cili festoi blerjen përfundimtare me një veprim spektakolar, që përfundoi me një goditje të përsosur në cep nga distanca. Trapp mohoi avantazhin e ri bavarez, duke i hedhur në erë mundësitë e mëdha të Müller, Dier dhe Guerreiro. Goli 2-1 erdhi pas një orë lojë dhe u shënua përsëri nga Kane me një goditje dënimi (goli i tridhjetë e pestë për të). Ish-lojtari i Tottenham iu afrua një trigolëshi në fund me një goditje nga distanca, por rezultati nuk ndryshoi. Bayern i dyti me 69 pikë, Eintracht i gjashti me 45 pikë.

LEIPZIG-BORUSSIA DORTMUND 4-1

Përplasja direkte për vendin e katërt u ndez brenda tre minutave. Sancho hapi rezultatin në minutën e 20' me një goditje me të djathtën në këndin e sipërm, Openda u përgjigj menjëherë pas një asisti të Xavi Simons. Vendasit morën frenat e takimit, duke goditur shtyllën me holandezin në minutën e 36'. Presingu solli golin e 2-1 në minutën e dytë shtesë me Sesko, gati të shënonte në zhvillimet e një këndoreje. Mjaftuan disa sekonda në pjesën e dytë që saksonët të realizonin të tretin me Simakan, i përpiktë për të mbyllur kundërsulmin me asistin e Openda. Reus tentoi të rihapte llogaritë, por Gulacsi i mohoi golin e 3-2. Baumgartner mbylli ndeshjen në minutën e 80'. Ky sukses e vendos Leipzig +5 ndaj Dortmund në luftën për vendin e katërt.

Bundesliga Germany

Augsburg 0-3 Werder Bremen

Bayern Munich 2-1 Eintracht Frankfurt

Freiburg 1-2 Wolfsburg

RB Leipzig 4-1 Borussia Dortmund

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI