Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

“Derbi për presidentin që po kalon moment kritik”: Shehi e lojtarët mblidhen rreth Demit, Fagu e ka me arbitrin

Lapsi.al 28 April 2024
“Derbi për presidentin që po kalon moment kritik”: Shehi e

“Fitore e rëndësishme, përballë një rivali historik. Për atë çka skuadra dha në fushën e lojës, më të rëndësishëm janë ata që janë në stol sesa ata që e filluan nga fillimi. Fituam një ndeshje të dominuar”. Orges Shehi nuk e fsheh kënaqësinë për fitoren në ndërqytetase dhe kundër ish-skuadrës së tij. Dy gola të Maguette i dhanë fitoren Partizanit, 1-2 ndaj Tiranës, por mendimi i teknikut shkon për presidentin Demi. “Fitorja është për të gjithë tifozët, në veçanti për presidentin tonë. Këtë fitore ia dedikoj atij dhe babait të tij që po kalon një gjendje kritike në rrezik për jetën”.

Elozhet e teknikut Shehi për Maguette, autori i dy golave në deri nuk mund të mungonte. Mesfushori është tashmë në kuotën 5 në këtë sezon: “Maguette është lojtari i jonë më i rëndësishëm. Ofertat janë të pranishme. Ka kontratë me ne, futbolli ka një dinamikë të madhe, klubi do të vlerësojë situatat dhe kushtet dhe pastaj do të vendosi. Nuk prishim çdo gjë, për të transferuar lojtarët. Është i përqendruar te ne, të gjithë lojtarët kanë oferta, do t’i vlerësojmë, pa prishur grupin”, tha Shehi.

Në fund edhe paralajmërimi për Vllazninë: “Ne kërkojmë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më shumë. Bravo i qoftë kundërshtarit në qoftë se i fiton të 3 ndeshjet, në të kundër ne do të bëjmë maksimumin për t’u ngjitur në klasifikim”, u shpreh Shehi.

FAGU: “12 PIKË, NUK KA RRUGË TJETËR”

“Në radhë të parë më vjen keq për humbjen sot, mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Nyuk meritonim ta humbnim ndeshjen. Shpresoj shumë që në këto 3 ndeshje të japim këtë paraqitje për të arritur objektivin që kemi”. Erbim Fagu ka mbetur i dëshpëruar pas humbjes në shtesë me Partizanin. Tekniku i Tiranës megjithatë ka rezerva për arbitrin: “Mbas kartonit të kuq, na u prishën shumë ekuilibrat dhe ishim të pafat. Kishim plan B, por u kushtëzuam shumë nga kartonët e verdhë që na dha arbitri dhe ndryshuam disa herë zëvendësimet që kishim për të bërë. Në çdo faull që ne shkaktonim merrnim karton të verdhë. Kjo na kushtëzoi në zëvendësimet, u munduam të hiqnim lojtarët me të verdhë, për të mos e pësuar. Lodhja fizike e ditës së mërkurë na kushtëzoi shumë”.

Lexo më tej: Video/ Super Maguette fundos Tiranën në shtesë: dy kartonë të kuq e Fagu jashtë Europës

Fagu megjithatë nuk dorëzohet për arritjen në katërshe: “E mendojmë gjatë gjithë kohës, për të arritur në “Final 4” duhet të fitojmë 3 ndeshjet që na kanë mbetur, nuk ka rrugë tjetër. Unë kam shumë besim, në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar raste, kemi qenë në stabilitet. Në 3 ndeshjet e fundit do të japim gjithçka për gjithçka, nuk kemi ccfarë të humbim”, u shpreh Erbim Fagu.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI