Flash

Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ

Lapsi.al 28 April 2024
Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon

KLGJ ka reaguar lidhur me sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

KLGJ shprehet se ka marrë kontakte me gjyqtarin dhe me organet ligjzbatuese, që po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë përmes një deklarate, KLGJ thekson se “përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor në një reagim për Syri tv, i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI