Flash

“The Mirror”: Të dëbuarit nga Britania, me dhoma dashurie në burgjet shqiptare

Lapsi.al 28 April 2024
“The Mirror”: Të dëbuarit nga Britania, me dhoma dashurie

“Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen të kalojnë kohën në vendin e tyre ku burgjet kanë edhe dhoma për të bërë dashuri”. Kështu nis një shkrim i tabloidit britanik “The Mirror” për depërtimet e të dënuarve shqiptarë.

“Të dënuarit e transferuar në burgjet e Shqipërisë mund të gëzojnë 4 orë në muaj në shtrat me partneret e tyre, ndryshe nga këtu ku nuk lejohen vizitat bashkëshortore. Zbulimi vjen pasi rreth 200 keqbërës, përfshirë vrasës dhe përdhunues janë vendosur të transferohen në burgje të qeta në Shqipëri sipas një marrëveshjeje me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas rregullores së tyre: “Çdo burg duhet të ketë një ambient të veçantë për takimet e bashkëshortëve. Një objekt i tillë duhet të ketë shtretër dhe çarçafë të cilët duhet të ndërrohen në fund të çdo takimi. Vizitat e zgjatura lejohen për të dënuarin që është i martuar ose bashkëjeton sipas Kodit të Familjes pasi gruaja të jetë kontrolluar nga policia”.

Përparësitë e tjera përfshijnë paketa javore me ushqime dhe rroba nga familja, ambiente personale gatimi dhe leje deri në 7 ditë për sjellje të mirë.

Në mesin e të riatdhesuarve është edhe një mbret i drogës, i cili u transferua në një burg në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, dy javë më parë. Erald Mema, 39 vjeç, u dënua me 25 vjet nga një gjykatës në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në tetor 2018 për një sasi të madhe kokaine. Ai është në mesin e shumë shtetasve shqiptarë që u është dhënë mundësia për t'u transferuar në shtëpi sipas një skeme për riatdhesimin e tyre.

[caption id="" align="alignnone" width="310"]Erald Mema Erald Mema[/caption]

Rreth 12 vrasës, 8 përdhunues dhe më shumë se 100 fajtorë për çështje droge ose mbajtje armësh zjarri pritet të kthehen atje për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit. Disa do të kryejnë më pak kohë në burg sesa po të kishin qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pasi dënimet janë përshtatur me atë që do të kishin marrë nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në disa raste kjo është më e ulët.

Duke shpjeguar marrëveshjen e vitit të kaluar, Sekretari Britanik i Drejtësisë Alex Chalk thotë: “Publiku pret që kriminelët e huaj të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit, jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesve. Kjo marrëveshje do të përshpejtojë largimin e shkelësve dhe do t'u japë viktimave besimin se kriminelët e rrezikshëm do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë."

Ministria e Drejtësisë deklaroi: “Pasi deportohen, shtetasit e huaj shërbejnë në paraburgim, dhe sipas rregullave, të shtetit të tyre” - citon  The Mirror. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI