Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Video/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me barazim: kthehet portieri gafaxhi

Lapsi.al 28 April 2024
Video/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me
Dy ndërhyrje shpëtimtare, pastaj katastrofa finale që dënoi Manchester United në një barazim të mjerueshëm në shtëpi. Ndeshja e André Onana kundër Burnley duket se është sinteza e asaj që ishte sezoni i tij i parë te Djajtë e Kuq. Nivele shumë të larta dhe sensacionale e shembje të pashpjegueshme.

GAFA E ONANA KUNDËR BURNLEY

Një ndeshje praktikisht perfekte për 87 minuta, me një pritje, fjalë për fjalë, të jashtëzakonshme, që shpëtoi rezultatin 0-0 pas rreth gjysmë ore lojë. Pastaj Andrè Onana bëri të paimagjinueshmen, duke shkaktuar penalltinë me të cilën Burnley barazoi rezultatin. Ishte minuta e 87' e ndeshjes, kur kamerunasi në tentativë për të kapur topin në lartësi, doli i pamatur dhe jashtë kohës, duke rrëzuar sulmuesin kundërshtar Zeki Amdouni, si dhe bashkëlojtarin e tij Wan Bissaka që po përgatitej të kapte topin me kokë. Lexo më tej: Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: "Mrekulli... bëri një pritje" Arbitri Brooks, i thirrur nga VAR, nuk kishte dyshime në akordimin e penalltisë, e cila më vonë rezultoi vendimtare për rezultatin. Kjo kompleton një javë për t'u harruar për ish-portierin e Inter, i cili tashmë kishte dhuruar një gol në ndeshjen e mesjavës kundër Sheffield, duke i “pasuar” topin një kundërshtari. E tifozët e Djajve të Kuq, të ngopur me gabimet e tij të vazhdueshme, tani po bëjnë thirrje për shitjen e tij të menjëhershëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI