Flash

Bardhi: 13 patronazhistë dalin fitues te Shkolla e Magjistraturës

Lapsi.al 29 April 2024
Bardhi: 13 patronazhistë dalin fitues te Shkolla e Magjistraturës

Procedura problematike në Shkollën e Magjistraturës mund të jetë e qëllimshme sipas opozitës, që ka hedhur dyshime se Partia Socialiste po nxit prurjet e militantëve të saj në mënyrë që nesër të kapë vendet bosh në sistemin e drejtësisë.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti Gazment Bardhi tha se kishte bërë një verifikim të emrave, nga i cili kishin rezultuar se 13 prej “fituesve” ishin patronazhistë të Partisë Socialiste.

Për këtë, Bardhi kërkoi thirrjen në Komisionin e Ligjeve të drejtorit të shkollës, Arben Rakipi, një kërkesë që u kundërshtua nga deputetët socialistë.

“Ju keni një problem Majko, që listën e patronazhistëve e keni publike, mjafton të gugëllosh emrat dhe po të deklaroj që një pjesë e tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër që mund të jenë, nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist, nuk do të thotë që nuk meriton të ketë karrierë, patjetër që meriton.

Futja e patronazhistëve në Shkollën e Magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Por po e mbaj tek parimi.

Nuk dua ta politizoj, por për mua është shumë me interes që konkursi i Shkollës së Magjistraturës praktikisht garanton sistemin për 20 apo 30 vitet në vijim të mos ketë asnjë hije dyshimi. Dhe kam të drejtën si deputet që të kërkojmë në një seancë dëgjimore një drejtues të institucionit shtetëror, në rastin konkret drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, për të na informuar për aq sa e lejon ligji.

Nuk po bëj përgjegjës askënd, por kemi të drejtë të informohemi se çfarë ka ndodhur me konkursin e Magjistraturës. 13 persona janë në listë ne patronazhistëve të PS”, u shpreh Bardhi.

Provimi për në Shkollën e Magjistraturës u anulua dy herë brenda ditës. Përveç kësaj, numri i fituesve u shtua nga 79 u bë 121 dhe në orët e pasdites shkoi në 131 persona.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI