Flash

E bujshme në Premier League: klubet votuan në favor të kufizimit të shpenzimeve

Lapsi.al 29 April 2024
E bujshme në Premier League: klubet votuan në favor të kufizimit

Premier League po përgatitet të vendosë një kufi në shpenzime. Shumica e klubeve në fakt kanë votuar në favor të prezantimit të një plani për uljen e kostove, duke filluar nga sezoni 2025-26. Manchester United, Manchester City dhe Aston Villa votuan kundër idesë, ndërsa Chelsea abstenoi. 16 skuadrat e tjera janë shprehur në favor të kufirit të shpenzimeve. Sipas The Athletic, kufiri i ri do t'i lejojë klubet të shpenzojnë vetëm pesëfishin e të ardhurave nga reklamat dhe televizionet, e klubit të fundit të renditjes.

Votimi i klubit u zhvillua në Londër në hotelin Churchill. Megjithatë, për ratifikimin zyrtar dhe përfundimtar të planit të ri të kontrollit të kostos duhet pritur Asamblea e përgjithshme vjetore, e cila do të mbahet në qershor. Përpara “referendumit”, sipas mediave britanike, shoqëritë kanë diskutuar më tej detajet e kufirit të shpenzimeve, duke regjistruar qëndrimet e tyre të ndryshme për këtë çështje. Si në lidhje me prezantimin e përgjithshëm të planit të uljes së kostos, ashtu edhe në indeksin e mundshëm me të cilin duhet të shumëzohen të ardhurat e klubit të fundit në renditje.

PROJEKTI DHE IDEA

Në bazë të projektit, duke mbajtur të paprekur konkurrencën e klubeve angleze në Europë, ekziston ideja e zvogëlimit të hendekut midis fuqisë ekonomike të gjashtë klubeve më të pasura dhe më të rëndësishme në Premier League dhe pjesës tjetër të skuadrave. Në këtë mënyrë do të bëhet më i ekuilibruar dhe më i luftuar kampionati.

Lexo më tej: Tavan shpenzimesh në Premier League: anglezët po bëhen 'të zakonshëm', klubet e 'sheikëve' kundër

Nëse kufiri do të ishte vendosur sezonin e kaluar, kufiri maksimal i shpenzimeve për klubet Premier do të kishte qenë 518 milion paund - pesë herë më shumë se të ardhurat nga reklamat dhe transmetimet e Southampton, që ishin 103.6 milion paund. Duhet parë nëse ky kufizim do t'i bëjë më pak të paarritshëm klubet e sheikëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI