Flash

Episodi kundër Aston Villa tërboi teknikun Pochettino: "VAR? qesharak, shkatërroi futbollin"

Lapsi.al 29 April 2024
Episodi kundër Aston Villa tërboi teknikun Pochettino: "VAR?
Pochettino u ankua në fund të ndeshjes mes Aston Villa dhe Chelsea, në Premier League, pasi VAR u hoqi golin e fitores Blues në minutën e 95', për shkak të një kontakti më se të dyshimtë. Kjo ka bërë që argjentinasi të shpërthejë kundër teknologjisë në ndihmë të arbitrave. Aston Villa nuk arriti të ngushtonte diferencën ndaj Liverpool të vendit të tretë në Villa Park. Skuadra e Emery barazoi 2-2 me Chelsea, por për pak sa nuk e humbi ndeshjen. Në fakt, skuadra e Pochettino e gjeti avantazhin 2-3 në minutën e 95' me goditjen me kokën të Disasi, por VAR anuloi gjithçka. Në aksion ata dalluan një faull të Badiashile ndaj Diego Carlos në një kontakt ajror, ku lojtari i Chelsea në fakt i dha vetëm një shtyrje të lehtë mbrojtësit brazilian. Lexo më tej: Video/ E bujshme në Emirates, Arsenal shpartallon Chelsea 5-0 në derbi: Arteta i pari në Premier League Arbitri, pasi kishte shqyrtuar kontaktin në monitor, vendosi të anulojë golin që do t'i jepte një fitore të çmuar Chelsea. Në fund, asgjë për të bërë nga Pochettino, me Blues që mbeten në vendin e nëntë.

POCHETTINO I TËRBUAR ME VAR

Në fund të ndeshjes, tekniku Pochettino qartësisht i tërbuar për atë që ndodhi, u shfaq në konferencën për shtyp. Trajneri argjentinas sulmoi arbitrin dhe VAR, duke thënë: "Më vjen keq sepse VAR ka dëmtuar futbollin anglez dhe mendoj se edhe lojtarët e Aston Villa dhe tifozët e tyre nuk e kuptuan pse u anulua goli. Arbitri ishte i pabesueshëm, qesharak. Ishte e vështirë për tu pranuar".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI