Flash

KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Stërkaj

Lapsi.al 29 April 2024
KLGJ cakton 6 muaj mbrojtje për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin

Pas vendosjes së një sasie tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka vendosur të caktojë mbrojtje për gjykatësin dhe familjen e tij.

Të gjithë anëtarët vendosën me vota unanime që për një periudhë 6 mujore, Gjyqtari Stërkaj dhe familjat e tij të vendoset në mbrojtje nga efektivë të policisë së shtetit dhe repartit “RESI”.

Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në lagjen "Tom Kola". Gjyqtarit Sterkaj i ishte vendosur lënda plasëse te porta e oborrit të banesës. Si pasojë e shpërthimit, pati vetëm dëme materiale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI