Flash

Kombëtarja transferohet në Hungari: zgjidhet stadiumi për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit

Lapsi.al 29 April 2024
Kombëtarja transferohet në Hungari: zgjidhet stadiumi për
Ndeshjet e fundit të Shqipërisë përpara Euro 2024 do të luhen në Hungari. Kombëtarja kuqezi do të luajë dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Ashtu siç është bërë e ditur më parë nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor, ndërsa ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor. Ndërkohë është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto takime si dhe orari i sfidave. FSHF ka gjetur akordin me federatat përkatëse që ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit të zhvillohen në Hungari në “Haladás Sportkomplexum”. Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00. Lexo më tej: Mund të kishte qenë Sylvinho kundër De Biasi: Azerbaixhani rivali i fundit i Shqipërisë para Euro 2024 Pas dy sfidave miqësore në Hungari, në muajin qershor Shqipëria do të nisë edhe rrugëtimin në Kampionatin Europiani “Gjermani 2024”. Më datë 15 qershor kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë ndaj Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI