Flash

Tekniku i Bayern Munich, Tuchel gjysëmfinalen me Real e ka një film të parë: "Gnabry do të shënojë një gol"

Lapsi.al 29 April 2024
Tekniku i Bayern Munich, Tuchel gjysëmfinalen me Real e ka një film

Thomas Tuchel prezantohet në konferencën e shtypit para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid me besimin e atij që e di cfarë do të ndodhë. Madje tekniku i bavarezëve ka treguar si do të shkojë ndeshje e kush do të shënojë. "Kjo ndeshje është si një finale - shpjegoi trajneri i Bayern Munich -. Objektivi ynë është të arrijmë në Ëembley. Ne mposhtëm Arsenal dhe kjo na dha shumë besim. E të luash kundër Real Madrid është një hap shumë i rëndësishëm. Mezi presim të zbresim në fushë. Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e nesërme”. Pikërisht në këtë moment ai bëri edhe një parashikim: "Nuk e di pse. Por e di që Gnabry do të shënojë një gol, e sigurtë".

ELOZHE PËR REAL MADRID E PLANI PËR BELLINGHAM

Tuchel pastaj nis elozhet për kolegun në pankinë Blancos, Carlo Ancelotti. "Carlo është një legjendë. Ne do të përgatitemi mirë, edhe pse do të kemi një ditë më pak për t'u përgatitur. Të gjithë jemi të emocionuar për të përballur këtë ndeshje - shtoi ai -. Carlo tregon qetësi dhe përvojë. Është e rëndësishme të përqendrohemi te vetja. Duhet të kemi disiplinë për të gjetur zgjidhje. Kemi përvojë, si unë ashtu edhe lojtarët".

Bellingham është një nga kërcënimet më të mëdha të Real Madrid dhe tekniku ka ndërmend një plan. "Rritja e Bellingham është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, luan për të. Ai e menaxhon mirë situatën, edhe pse pritshmëritë janë të mëdha. Ne duhet të gjejmë zgjidhje".

Lexo më tej: Mbappè gati të veshë 'nëntën' e premtuar nga Real Madrid: një fanellë me dilemën Champions League

Receta për të mundur Real Madridin. "Duhet të kemi taktikë, por edhe liri. Nuk mund të mendojmë vetëm për taktikat. Lojtarët janë drejtuesit e makinës, që është ekipi. Lojtarët kanë nevojë për një liri të caktuar. Detajet e vogla do ta vendosin këtë ndeshje. Ndoshta pak fat na ndihmon, por nuk mund të varemi vetëm nga fati”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI