Flash

Video/ Mamardashvili me të kuqe, fundoset Valencia: Lewandowski tregolësh kur miqtë ishin me 10 lojtarë

Lapsi.al 29 April 2024
Video/ Mamardashvili me të kuqe, fundoset Valencia: Lewandowski

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Valencias 4-2 (me dhjetë lojtarë nga minuta e 47' për shkak të përjashtimit të portierit Mamardashvili) në ndeshjen e javës së 33 të La Liga. Robert Lewandowski, autor i një trigolëshi në pjesën e dytë vendosi ndeshjen. Fermín Lopez zhbllokoi sfidën në minutën e 22', para se Hugo Duro dhe Pepelu të kthenin rezultatin që në pjesën e parë. Dalja e portierit me karton të kuq ishte vendimtare, sepse pastaj polaku u ekzaltua me dy gola në zhvillimet e goditjeve të këndit dhe një perlë me goditje dënimi në kohën shtesë.

Miqtë u bënë menjëherë të rrezikshëm në kundërsulm me Hugo Duro, i cili pas njëmbëdhjetë minutash detyroi Ter Stegen në një pritje shpëtimtare. Në minutën e 22' Fermín Lopez zhbllokoi sfidën, i aftë të shfrytëzonte krosimin e Raphinha, duke kaluar me kokë blaugranat në avantazh. Barazimi i Valencias ishte i menjëhershëm dhe erdhi me Hugo Duro, që përfitoi nga gabimi i pabesueshëm i Ter Stegen. Portieri gjerman tentoi një driblim të rrezikshëm dhe ia dha topin sulmuesit që e dërgoi në rrjetë.

Rikthimi u kompletua në minutën e 38' me goditjen nga pika e bardhë e penalltisë nga Pepelu (faull i Araujo). Qendërmbrojtësi uruguajan u përpoq të shpengojë veten në kohën shtesë me një goditje me kokë nga këndi, por përpjekja e tij përfundoi në shtyllë. Në të 47' e pjesës së parë erdhi episodi që ndryshoi lojën. Mamardashvili gaboi stopimin dhe ndaloi Yamal me një ndërhyrje me krah jashtë zonës duke marrë kartonin e kuq.

TRIGOLËSH I LEWANDOWSKI

Në vend të tij Domenech dhe portieri rezervë u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Lewandowski gjeti devijimin e golit të barazimit në zhvillimet e një goditje këndi. Golin e avantazhit e shënoi edhe një herë sulmuesi polak, pas një goditje nga këndi (jo perfekte dalja e Domenech). Për pokerin mendoi akoma ish-lojtari i Bayern në kohën shtesë me një perlë nga një goditje dënimi, që mbylli ndeshjen. Trigolësh i sulmuesit dhe Barcelona në vendin e dytë me 73 pikë, ndërsa Valencia mbetet me 47.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI