Flash

Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e parrulla injoruese për anësorin e Milan

Lapsi.al 29 April 2024
Video/ Tallja e shëmtuar e interistëve, Theo një qen: Dumfries e
Talljet e futbollistëve të Inter ndaj kushërinjve të Milan vazhdojnë, madje duke e tepruar. Këtë herë është lojtari holandez Denzel Dumfries që ka nxitur turmën. Viktimë e talljes së shëmtuar ka qenë anësori francez i kuqezinjve Theo Hernandez. Mes të dyve nuk ka një raport të mira e as ka patur ndonjëherë, siç e dëshmoi edhe përplasja e ndodhur në derbin e fundit që rezultoi me përjashtimin e të dyve nga fusha. E kështu, Dumfries, gjatë festës së kampionatit, të organizuar në rrugët e Milanos, ngriti një banderolë që mbante një vizatim të një qeni me kokën e Hernandez, që e mban me zinxhir. E qartë se gjesti do të shkaktojë polemika të forta. Nuk është se ka bërë më pak në këtë kënvështrim edhe Lautaro Martinez, i cili i nxitur nga turma, së bashku me mbështetësit e shumtë, këndoi një refren me përmbajtje shumë të qartë: "Kush nuk kërcen bashkë me ne çfarë është, është një milanist, copë m*ti". Lexo më tej: "Kush nuk kërcen është bardhezi": Cuadrado tërbon ish-tifozët, duke u hakmarrë me ish-klubin Ofensiv ndaj kushërinjve të qytetit edhe Davide Frattesi, që pas trofeut të parë në sezonin e parë me zikaltrit: "Milanist llafazan" është banderola e shfaqur nga lojtari zikaltër. frattesi

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI