Flash

Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 29 April 2024
Vuçiç: Ka shumë gjasa që Kosova të

Në fjalimin e tij të parë pas kthimit nga Nju Jorku, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Kosova mund të mbledhë votat e nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Teksa fajësonte fuqitë e mëdha dhe shprehej se Serbia ka ka qenë në betejë me këto të fundit, Vuçiç tha se ishte krenar për përpjekjet e tij për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Më 16 maj presim një raport për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë. Pranimi i Kosovës në anëtarësimin e Këshillit të Evropës është pika e dytë dhe tani ka një fushatë gjithëpërfshirëse të interpretimit fleksibël të obligimeve të Prishtinës dhe në të njëjtën kohë zbatimit të teorive të ndryshme për fajin e lidershipit serb se pse Kosova nuk do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Gjasat që të ndodhë janë të mëdha, ne po bëjmë çmos për ta parandaluar, sepse respektojmë rregullat evropiane, gjithçka kemi rënë dakord me Evropën dhe me amerikanët. Sekuenca e parë ishte formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, pastaj pas vizitave të çuditshme në Athinë, pati një ndryshim në ato marrëveshje”, pranoi Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI