Flash

Arrestohet për një gabim të Inteligjencës artificiale: rrëfimi i pabesueshëm i një tifozi

Lapsi.al 30 April 2024
Arrestohet për një gabim të Inteligjencës artificiale:

Ajo që ndodhi në Brazil gjatë ndeshjes ndërmjet Confianca dhe Sergipe (fitore për vendasit me penallti), ndeshja e dytë e kampionatit Sergipano, ishte e pabesueshme. Gjatë intervalit, një tifoz u arrit nga disa oficerë policie dhe u shoqërua prej tyre para syve mosbesues të të pranishmëve. E gjitha për shkak të një gabimi sensacional të inteligjencës artificiale.

TIFOZI I ARRESTUAR GABIMISHT, RRËFIMI

“Dukem si një kriminel, një i arratisur – thuhet në postimin e publikuar në Instagram nga Joao Antonio Trindade Bastos, një tifoz 32-vjeçar i Confianca – por ai që kapi policia jam unë. Të shtunën, gjatë finales së kampionatit Sergipano, kam përjetuar një situatë që nuk do ta kisha menduar kurrë se ishte e mundur. E ndaj me turp dhe indinjatë që diçka të bëhet në këtë drejtim dhe episode të tilla të mos ndodhin më".

<MUNDËSIA E FUNDIT PËR TU RRËFYER>

Më pas edhe rrëfimi i marrjes në pyetje, që u zhvillua në një dhomë brenda stadiumit. Aty, me metoda të ashpra, tifozi u vu nën presion për të pranuar fajësinë. "Më thanë <Ky është shansi i fundit që ti të rrëfehesh. Je identifikuar nga një sistem i njohjes së fytyrës nga Inteligjenca artificiale që nuk ka gjasa të jetë i gabuar". Unë u thashë emrin tim, u dhashë dokumentet e mia dhe adresën time të shtëpisë. Kështu, pasi kontrolluan monitorin dhe kuptuan se ishte një gabim, ata më thanë se ishte procedurë standarde dhe në atë moment më liruan".

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI